Presidenca e Republikës së Kosovës e ka quajtur si një lajm shumë të mirë nënshkrimin e marrëveshjes për heqjen e vizave ndërmjet Kosovës dhe Bahamasit.
Marrëveshja u nënshkrua sot në Washington, D.C., duke shënuar një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.
Ky zhvillim vjen pas njohjes së Kosovës nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
“Pas njohjes nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Davis u dakorduan se ky do të ishte hapi i radhës. Ky hap dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës e Bahamas dhe, mbi të gjitha, për forcimin e lidhjeve mes qytetarëve tanë, duke i afruar ata edhe më shumë me njëri-tjetrin”, theksohet në njoftim.



