By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin
January 20, 2026
ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje
January 20, 2026
Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore
January 20, 2026
Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike
January 20, 2026
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të autizmit`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të autizmit`
Shëndetësi

Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të autizmit`

Kosova Times
Last updated: 2026/01/20 at 4:52 PM
Kosova Times Published January 20, 2026
Share
SHARE

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka reaguar lidhur me rastin e pretendimeve për “shërimin e autizmit” dhe rrezikimin e shëndetit të fëmijëve.

 

“Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) shpreh shqetësim të thellë lidhur me raportimet e publikuara nga media për rastin në Gjilan, ku një individ dyshohet se ka ofruar “trajtime” për autizëm, përfshirë përdorimin e substancave të destinuara për kafshë, duke i paraqitur ato si terapi shëruese për fëmijë”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, ky rast nuk duhet trajtuar vetëm si një incident i izoluar apo si përgjegjësi individuale penale, por si një fenomen alarmant që nxjerr në pah dështime serioze sistemike në mbrojtjen e pacientëve, veçanërisht të fëmijëve dhe familjeve në situata të ndjeshme emocionale dhe sociale.

“Së pari, ky fenomen lidhet drejtpërdrejt me mungesën e shërbimeve të mjaftueshme, të qasshme dhe të integruara për fëmijët me çrregullime të zhvillimit, përfshirë autizmin. Kur sistemi publik nuk ofron mbështetje të strukturuar, terapi të vazhdueshme, orientim profesional dhe informim të saktë, qytetarët mbesin të vetmuar dhe të dëshpëruar duke u bërë lehtësisht pre e pretendimeve të rreme dhe mashtruese. Së dyti, kemi të bëjmë me mungesë të kontrollit efektiv institucional dhe mbikëqyrjes së praktikave pseudo-mjekësore, veçanërisht në hapësirat informale dhe online, ku individë pa licencë dhe pa përgjegjësi profesionale promovojnë “trajtime” të rrezikshme, pa u ndëshkuar në kohë. Së treti, niveli i ulët i edukimit shëndetësor dhe informimit publik mbi çrregullimet e spektrit të autizmit krijon terren për dezinformim. Autizmi nuk është sëmundje që “shërohet”, por një gjendje që kërkon ndërhyrje multidisiplinare, mbështetje afatgjate dhe respektim të dinjitetit të fëmijës dhe familjes”, thuhet tutje në reagim.

PRAK e ka mirëpritur reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe konfirmimin e Policisë së Kosovës se rasti është duke u trajtuar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. Këto hapa janë të domosdoshëm, por jo të mjaftueshëm nëse mbesin vetëm reagim pas faktit.

Shëndeti i fëmijëve nuk mbrohet vetëm me hetime pasi dëmi ka ndodhur, por me parandalim, rregullim dhe mbikëqyrje aktive.

PRAK ka kërkuar që ky rast të shërbejë si pikë kthese dhe bën thirrje për:Veprim të shpejtë dhe transparent institucional, me informim publik për epilogun e rastit dhe masat e marra. Forcim të mekanizmave të inspektimit shëndetësor dhe ndërsektorial, për të identifikuar dhe ndaluar praktikat e rrezikshme pseudo-mjekësore. Zgjerim dhe strukturim të shërbimeve publike për fëmijët me autizëm, përfshirë diagnostikimin e hershëm, terapitë dhe mbështetjen për familjet. Fushata të vazhdueshme të edukimit shëndetësor, në bashkëpunim me organizatat e pacientëve dhe shoqërinë civile, për të luftuar dezinformimin. Vendosje të qartë të përgjegjësisë ligjore për çdo individ që mashtron dhe rrezikon shëndetin e fëmijëve nën petkun e “trajtimeve alternative”.

PRAK rithekson se e drejta për shëndet, siguri dhe trajtim të bazuar në shkencë është e panegociueshme, dhe se mbrojtja e pacientëve, veçanërisht e fëmijëve duhet të jetë prioritet real, jo vetëm deklarativ.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë thotë se mbetet e gatshme të kontribuojë për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen.

You Might Also Like

Policia nis hetimin për vdekjen e një personi në QKUK

Padyshim detoksi më i mirë pas festave: “Uji japonez” humb peshë dhe pastron trupin

MSH reagon pas pretendimeve për trajtime të dyshimta të autizmit Gentiana Kelmendi/ RTKlive

Ilaçi për kancerin e prostatës që ‘zgjat jetën’ do të jetë i disponueshëm në Angli

Deklarim i pasaktë i produkteve farmaceutike për shmangie të TVSH-së

Kosova Times January 20, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

‘Dita e Mësuesit’, 136 vite nga krijimi i Mësonjëtores së parë shqipe

Kosova Times Kosova Times March 7, 2023
Gjykata komerciale kërkon të mos atakohen në bazë të supozimeve
Presidentja Osmani: Distria-numër 1 në botë!
Hill: Kurtit ia kemi bërë të qartë se s’ka marrëveshje tjera pa zgjidhjen e çështjes së të drejtave kolektive të serbëve
Tuchel zyrtarisht trajner i ri i Anglisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?