Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Poslisht të Prizrenit, janë arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta katër zyrtarë policorë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Gjatë ndërhyrjes policore dhe arrestimit të të dyshuarve, është përdorur edhe sprej zyrtar, ndërsa zyrtarët policorë të lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente”, thuhet në raportin policor.




