Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj ka intensifikuar përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare. Drejtori i DKRS-së, Gazmend Bytyqi, së bashku me U.D. udhëheqësin e Sektorit të Sportit, Alban A. Hoxha, kanë zhvilluar një takim me ekspertin ndërkombëtar për objekte sportive, Neil Carney, dhe përfaqësues të Komitetit Olimpik.
Gjatë takimit u diskutua gjendja e sallës sportive dhe objekteve tjera, sfidat dhe nevojat teknike për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare. Po ashtu, u bë e ditur se projekti për renovimin e brendshëm të sallës sportive tashmë është dorëzuar për shqyrtim në Ministrinë e Sportit.
Takimi u cilësua si hap i rëndësishëm drejt koordinimit institucional dhe avancimit të përgatitjeve për organizimin e suksesshëm të Lojërave Mesdhetare.




