Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, përfshirë tre të mitur, të dyshuar për disa raste vjedhjesh të rënda gjatë muajit janar 2025 në shtëpi private dhe lokale në Obiliq.
Hetuesit e stacionit policor të Obiliqit, pas një pune intensive, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë katër persona të dyshuar, prej të cilëve tre janë të mitur, për vjedhje të rënda.
Sipas njoftimit, personat e arrestuar dyshohet se janë përfshirë në së paku tri raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur gjatë muajit janar 2025, në shtëpi private dhe lokale në zonën e Obiliqit.
“Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.




