RTCG
Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili mbledh krerët e shteteve dhe qeverive të të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe zyrtarët më të lartë të institucioneve të BE-së dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, do të mbahet më 5 qershor në Tivat, njoftoi kabineti i Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
Mikpritës i samitit është Millatoviq, ndërsa përgatitjet dhe koordinimi institucional për këtë ngjarje historike, siç thekson kabineti i Millatoviqit, filloi me seancën e parë të Komitetit Organizativ për përgatitjen dhe zbatimin e samitit, i cili u formua nga Presidenti i Malit të Zi.
“Në seancë u diskutua rrjedha aktuale e aktiviteteve të ndërmarra nga Kabineti i Presidentit të Malit të Zi, u përcaktuan detyrat dhe afatet kryesore të të gjitha institucioneve përkatëse që do të përfshihen në organizimin e Samitit, në mënyrë që Mali i Zi të jetë plotësisht i përgatitur për të pritur këtë takim të rëndësishëm ndërkombëtar më 5 qershor 2026, i cili është rezultat i një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë midis Presidentit Millatoviq dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Koshta. Kjo marrëveshje u konfirmua edhe me vendimin e Këshillit Evropian, i cili forcon më tej besimin e Bashkimit Evropian në kapacitetet institucionale të Malit të Zi dhe rolin e presidentit të shtetit si një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm në proceset evropiane”, thuhet në njoftim.




