By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump përjashton përdorimin e forcës për të kontrolluar Grenlandën
January 21, 2026
Hamza për Rugovën: I priu popullit në periudhë të rëndësishme të historisë
January 21, 2026
Forumi Ekonomik në Davos: Mosha e re si përparësi për infrastrukturën me AI
January 21, 2026
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narkotikëve
January 21, 2026
Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Ferizaj
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trump përjashton përdorimin e forcës për të kontrolluar Grenlandën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Trump përjashton përdorimin e forcës për të kontrolluar Grenlandën
Rajon / Botë

Trump përjashton përdorimin e forcës për të kontrolluar Grenlandën

Kosova Times
Last updated: 2026/01/21 at 4:56 PM
Kosova Times Published January 21, 2026
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump, përjashtoi përdorimin e forcës në përpjekjen e tij për të kontrolluar Grenlandën të mërkurën, por në fjalimin e tij në Davos tha se asnjë vend tjetër nuk mund ta sigurojë territorin danez.

 

“Njerëzit menduan se do të përdorja forcë, por nuk kam pse ta përdor,” tha Trump në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Zvicër. “Nuk dua të përdor forcë.” ka shtuar ai.

Trump mori një ton të ashpër, duke qortuar aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara për paturpësinë, pabesinë dhe gabimet e tyre politike në fusha që variojnë nga energjia e erës dhe mjedisi deri te imigracioni dhe gjeopolitika.

Kërcënimet e tija në rritje ndaj Evropës për shkak të Grenlandës kanë dëmtuar lidhjet transatlantike dhe kanë shqetësuar evropianët, duke lënë në hije një fjalim që synonte të përqendrohej kryesisht në ekonominë e SHBA-së.

Duke e quajtur Danimarkën “mosmirënjohëse”, presidenti republikan i e minimizoi çështjen si një “kërkesë të vogël” mbi një “copë akulli” dhe se një blerje nuk do të përbënte kërcënim për aleancën e NATO-s, e cila përfshin Danimarkën dhe Shtetet e Bashkuara.

“Asnjë vend apo grup vendesh nuk është në gjendje të sigurojë Groenlandën përveç Shteteve të Bashkuara”, tha Trump, duke shtuar: “Unë kërkon negociata të menjëhershme për të diskutuar përsëri blerjen e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara”.

Në disa raste, gjatë një fjalimi që zgjati më shumë se një orë, Trump gabimisht e quajti Grenlandën Islandë.

Trump, i cili shënoi fundin e një viti të parë të trazuar në detyrë të martën, pritet të eklipsojë axhendën e Forumit Botëror të Ekonomisë, ku elitat globale diskutojnë trendet ekonomike dhe politike.

“Ne duam një copë akulli për mbrojtjen e botës, dhe ata nuk do ta japin,” tha ndër të tjera Trump në fjalimin e tij para sallës së mbushur me kongrese.

Udhëheqësit e NATO-s kanë paralajmëruar se strategjia e Trump për Grenlandën mund të përmbysë aleancën, ndërsa udhëheqësit e Danimarkës dhe Grenlandës kanë ofruar një gamë të gjerë mënyrash për një prani më të madhe të SHBA-së në territorin strategjik ishullor me 57,000 banorë.

You Might Also Like

Forumi Ekonomik në Davos: Mosha e re si përparësi për infrastrukturën me AI

Qytetet në Libi janë të mbuluara nga mjegulla portokalli, skenat janë surreale: ‘Mos dilni jashtë!’

Macron largohet nga Davosi pa u takuar me Trumpin

Trupi i notarit rus i zhdukur pesë muaj më parë, u gjet në ngushticën e Bosforit

Ministri rus viziton Kubën ndërsa Trump rrit presionin mbi Havanën

Kosova Times January 21, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministri gjerman i mbrojtjes anulon udhetimin: Situata është e rrezikshme!

Kosova Times Kosova Times July 23, 2023
Konjufca takohet me presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, premtohet përkrahje për Kosovën
Ishujt idealë evropianë për pushime dimërore
Gjilan, fillon trajnimi i mësimdhënësve për zbatim të kurrikulës
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?