By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy mjekë të ORL-së kryejnë mbi 400 operacione në Spitalin e Mitrovicës
January 22, 2026
Ngritet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit
January 22, 2026
Çeku: Përfundon restaurimi i shtëpisë tradicionale të familjes Rrustemi
January 22, 2026
Gjermania vepron fuqimisht kundër `flotës në hije”` ruse
January 22, 2026
Inspektorati në Mitrovicën e Jugut liron hapësirat publike
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz
Lajme

28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz

Kosova Times
Last updated: 2026/01/22 at 8:33 AM
Kosova Times Published January 22, 2026
Share
SHARE

Sot bëhen 28 vjet nga sulmi i dytë i forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz.

 

Më 22 janar 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë(Skenderaj), rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat u drejtuan drejt Kullës së Jasharëve për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme. Ky aksion i policisë së Serbisë ndaj familjes së Shaban Jasharit, erdhi plot 6 vite pas aksionit të 30 dhjetorit të vitit 1991.

Sulmi i tretë i Serbisë ndaj familjes Jashari ndodhi vetëm një muaj e gjysmë më pas, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, mijëra policë dhe ushtarë të Serbisë e kryen aksionin e tretë dhe më fatalin në Prekaz, duke i vrarë 20 anëtarë të familjes së Shaban Jasharit, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, nga 59 sa u vranë gjithsej ato ditë në Prekaz.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, njofton se sot mban homazhe në orën 10:00, në Prekaz, pranë Kompleksit Memorial.

“Në nderim të datës 22 janar 1998 kur forcat serbe sulmuan për herë të dytë familjen Jashari në Prekaz, ngjarje kjo që shënoi një vendim historik të qëndresës, ku përballë dhunës dhe rrezikut familja zgjodhi të mos largohej nga shtëpia dhe trualli i vet, duke i treguar botës se shqiptarët nuk braktisin kurrë tokën e tyre,  OVL UÇK fton familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtarët dhe qytetarët që të marrin pjesë për homazhe në orën 10:00, në Prekaz, pranë Kompleksit Memorial”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Ngritet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Inspektorati në Mitrovicën e Jugut liron hapësirat publike

Në Bruksel sot pritet takimi i radhës në kuadër të dialogut

Pa aksidente me fatalitet, mbi 2 mijë tiketa trafiku për 24 orë

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kosova Times January 22, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pesë pjesetarë amerikan u plagosën në një sulm në Irak

Kosova Times Kosova Times August 6, 2024
Mjekët nga Turqia po operojnë 12 fëmijë në Kosovë me probleme në zemër
Sulm i armatosur në Beersheba: një person i vrarë, ka të plagosur
Messi ishte edhe lojtari i ndeshjes në finale
Dëgjohen sirena në Tel Aviv, teksa Hamasi thotë se ka gjuajtur raketa nga Gaza
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?