By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëria miraton procedurën e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”
January 22, 2026
Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit
January 22, 2026
Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë
January 22, 2026
Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën
January 22, 2026
Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: GAP: Kryetarët e komunave japin 1,683 premtime për mandatin 2025–2029
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > GAP: Kryetarët e komunave japin 1,683 premtime për mandatin 2025–2029
Lajme

GAP: Kryetarët e komunave japin 1,683 premtime për mandatin 2025–2029

Kosova Times
Last updated: 2026/01/22 at 12:27 PM
Kosova Times Published January 22, 2026
Share
SHARE

Instituti GAP ka mbajtur konferencë për media, ku përmes platformës elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” ka shpalosur premtimet që kryetarët e komunave të Kosovës kanë dhënë në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2025. Gjithsej, Instituti GAP ka evidentuar 1,683 premtime të dhëna në 26 komuna, që paraqet 132 premtime më pak sesa në mandatin e kaluar.

 

GAP-i ka vlerësuar se rritja më e madhe e numrit të premtimeve të dhëna është shënuar në Lipjan, Deçan, Fushë Kosovë, Drenas, Obiliq, dhe Podujevë.

“Nga këto komuna, Lipjani ka shënuar rritjen më të theksuar, nga 61 premtime në mandatin 2021-2025, në 170 premtime në këtë mandat; Deçani nga 20 në 124 premtime; Fushë Kosova nga 35 në 110 premtime; Drenasi nga 37 në 88; Obiliqi nga 69 në 104; ndërsa Podujeva nga 61 në 88 premtime të dhëna. Në anën tjetër, rënien më të madhe e ka pësuar Prishtina, nga 206 në 115 premtime, e ndjekur nga Kaçaniku, Suhareka, Shtimja, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Hani i Elezit,  Malisheva, Klina dhe Istogu”, thuhet në njoftim.

GAPI ka njoftuar se fusha me numrin më të madh të premtimeve në këtë mandat është infrastruktura, me gjithsej 382 premtime. Pas saj renditet arsimi me 322 premtime, shërbimet publike me 184 premtime dhe shëndetësia me 146 premtime.

“Në fushat e ekonomisë, bujqësisë, kulturës, sportit dhe çështjeve sociale numri i premtimeve të dhëna është i përafërt me mandatin e kaluar, përkatësisht rreth ose mbi 100 premtime secila. Më së paku premtime janë dhënë në fushën e urbanizimit (gjithsej 51 premtime) dhe në administratë (50 premtime). Këto të dhëna tregojnë se infrastruktura është rikthyer si prioriteti kryesor në mandatin e ri, duke zëvendësuar shërbimet publike që kishin zënë hapësirën më të madhe në mandatin e kaluar”, thuhet në njoftim.

Në zgjedhjet e fundit lokale për kryetarë/e komunash kanë garuar 185 kandidatë, prej të cilëve 165 kanë qenë të propozuar nga subjektet politike, ndërsa pjesa tjetër kanë garuar nga iniciativa qytetare ose si kandidatë të pavarur. Nga 185 kandidatë,GAP thotë se vetëm 20 kanë qenë gra dhe prej tyre, vetëm një është zgjedhur kryetare, nga gjithsej 38 kryetarë të zgjedhur.

“Këtë mandat, Lëvizja Vetëvendosje (VV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të udhëheqin me nga shtatë komuna secila; Lista Serbe (LS) me dhjetë komuna; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me pesë komuna; ndërsa Nisma Socialdemokrate dhe Partia Turke e Kosovës me nga një komunë. Për dallim nga mandati i kaluar, ku pushteti nga një parti në tjetrën kishte ndryshuar në 12 komuna, përkatësisht në Prishtinë, Shtime, Gjilan, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Prizren, Han i Elezit, Vushtrri, Dragash, Junik, Mamushë dhe Skenderaj, në këtë mandat kjo ka ndodhur në tri komuna: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Mitrovicë e Jugut”, thuhet në njoftim.

Sipas GAP-it, kryetari fitues në Skenderaj, ai në Mamushë dhe dhjetë kryetarët në komunat me shumicë të komunitetit serb nuk kanë shpalosur asnjë premtim zgjedhor, ndërsa nga 26 kryetarë fitues, 17 kanë pasur program të shkruar zgjedhor, ndërsa nëntë të tjerë kanë prezantuar premtime gjatë aktiviteteve zgjedhore ose përmes paraqitjeve mediale.

Instituti GAP thekson se do të vazhdojë, sikurse edhe në mandatet e kaluara, të vlerësojë në mënyrë periodike përmbushjen e premtimeve, me qëllim të rritjes së llogaridhënies së kryetarëve të komunave ndaj qytetarëve për premtimet dhe programet e tyre zgjedhore.

You Might Also Like

Shqipëria miraton procedurën e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit

Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë

Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën

Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm

Kosova Times January 22, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO Përplasje e neo-fashistëve të veshur me bluza me imazhin e Mlladiçit dhe qytetarëve në Novi Sad

Kosova Times Kosova Times July 12, 2024
Ish-CEO i Musk: “Platformat nuk janë zëvendësim për gazetarët, por burim kaosi”
Osmani nga Rahoveci, premton mbështetje për vreshtarët
Shefi i misionit të OSBE-së: Mirëpres vendimin e presidentes Osmani për të shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve
Libri i ri i historianit Ylber Hysa për Kotorin dhe shqiptarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?