By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mish qengji: 10 receta me shije të mrekullueshme, nga makaronat te suvlaki
January 22, 2026
Zelensky: Kritika të ashpra ndaj Evropës – “Problemi kryesor është mentaliteti i saj”
January 22, 2026
Trump prezanton ‘Këshillin e Paqes’ – 19 vende në ceremoninë e nënshkrimit
January 22, 2026
Gaza: Plani kryesor i SHBA-së përfshin rrokaqiej dhe qytete të reja
January 22, 2026
Aksident i ri hekurudhor në Spanjë, treni i pasagjerëve përplaset me vinçin
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LDK: Qytetarët po mbesin pa rrymë për shkak të keqmenaxhimit energjetik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > LDK: Qytetarët po mbesin pa rrymë për shkak të keqmenaxhimit energjetik
Lajme

LDK: Qytetarët po mbesin pa rrymë për shkak të keqmenaxhimit energjetik

Kosova Times
Last updated: 2026/01/22 at 3:31 PM
Kosova Times Published January 22, 2026
Share
SHARE

Visar Azemi nga LDK ka reaguar për rikthimin e reduktimeve të energjisë elektrike në Kosovë, duke e cilësuar këtë si dëshmi të menaxhimit skandaloz në sektorin energjetik.

 

Zyrëtari i LDK-së, Visar Azemi ka theskuar se Qeveria nuk ka investuar asnjë cent në kapacitete të reja prodhuese, ndërkohë që qytetarët kanë paguar mbi 1 miliard euro për importin e energjisë.

“Të shpenzosh 1 miliard euro nga paratë e qytetarëve për import të energjisë dhe të mos investosh asnjë euro në kapacitete të reja prodhuese që do t’i shërbenin gjeneratave të ardhshme, është veprim i dëmshëm dhe i papërgjegjshëm ndaj së ardhmes së Kosovës”, ka pohuar Azemi.

Sipas tij, pasojat e këtij keqmenaxhimi i vuajnë qytetarët.

“Fëmijët mbesin pa mësim, spitalet dhe institucionet shëndetësore përballen me reduktime, ndërsa administrata shtetërore bëhet jofunksionale. Në disa institucione mungon edhe ngrohja, duke krijuar kushte të rënda për punonjësit dhe qytetarët”, ka deklaruar Azemi.

Ai kritikoi mënyrën e komunikimit nga institucionet, duke e cilësuar si të papranueshme që rikthimi i reduktimeve të bëhet vetëm përmes njoftimeve në rrjetet sociale.

“Me një njoftim të thjeshtë në rrjete sociale, qytetarëve u thuhet se reduktimet po rikthehen – sikur të ishte fjala për një çështje të parëndësishme, e jo për një problem që prek drejtpërdrejt jetën, shëndetin dhe ekonominë e vendit”, ka theksuar ai.

Sipas, Azemit, ndërtimi i kapaciteteve të reja prodhuese, përfshirë centralin me gaz, mbetet një zgjidhje konkrete për sigurinë energjetike të Kosovës.

LDK kërkon nga institucionet e drejtësisë hetime të menjëhershme për keqmenaxhimin e sektorit, si dhe auditim të pavarur dhe departizim të institucioneve energjetike.

Azemi ka kritikuar edhe emërimet partiake dhe familjare në institucionet energjetike.

“Ata që dikur thoshin se familjarët i kanë ‘vetëm për dasma’, sot pothuajse në çdo emërim që bëjnë po i shndërrojnë institucionet në strehë për emërime partiake dhe familjare. Emërimi i nipit të deputetit të Vetëvendosjes për drejtor në KOSTT flet më së miri për kapjen e institucioneve energjetike në vend”, ka shtuar Azemi.

You Might Also Like

Tërnava reagon ndaj akuzave për emërime partiake në KOSTT

Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit

21,4% e automjeteve të regjistruara në 2025 në Shqipëri vijnë nga Koreja e Jugut

BQE: Pse inflacioni i ushqimeve vazhdon në Evropë

Kosova në pritje të buxhetit, ekspertët paralajmërojnë kolaps

Kosova Times January 22, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti:Industria e drurit kontribuoi në përmirësimin e bilancit tonë tregtar

Kosova Times Kosova Times November 30, 2023
200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare
Malaj: Vepra e Kadaresë ka ndriçuar identitetin tonë kombëtar
Rama: Thyem parashikimet, rekord turistësh në vitin 2023
Bajrami: Zgjidhja te kandidati konsensual ose marrëveshja politike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?