By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëria miraton procedurën e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”
January 22, 2026
Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit
January 22, 2026
Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë
January 22, 2026
Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën
January 22, 2026
Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë
Lajme

Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2026/01/22 at 12:30 PM
Kosova Times Published January 22, 2026
Share
SHARE

Është përmbyllur programi pesëvjeçar “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve”, program ky i Bashkimit Evropian dhe Ambasadës së Suedisë, implementuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe për Bujqësi, për ruajtjen e pylltarisë në Kosovë.

 

Eva Palatova që foli në emër të zyrës së BE-së tha se Bashkimi Evropian prioritizion ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve, jo vetëm në shtetet anëtare, mirëpo në tërë Evropën dhe në nivel global.

Ajo tha se është e impresionuar nga bukuria e pyjeve të Kosovës.

“Gjatë qëndrimit tim në Kosovë jam impresionuar nga pyjet e Kosovës, nga bukuria e tyre nga pasuritë që i kanë dhe këtu sikurse çdo kund tjetër, janë më shumë se peizazhe, janë burime të reziliencës, caqe të biodiversitetit”, tha ajo.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, tha se pyjet e Kosovës janë aset strategjik kombëtar.

“Sot po shënojmë përmbylljen e projektit i cili përforcon menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, siç e dini të gjithë, pyjet e Kosovës janë aset strategjik kombëtar, ato kanë shumë rëndësi për jetën në zona rurale, për biodiversitetin dhe për reziliencën klimatike, dhe gjithashtu kanë rëndësi për tranzicionin e gjelbër dhe për mundësitë afatgjata ekonomike”, tha diplomati suedez.

Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të MBPZHR-së, Imri Demelezi, tha se ky program pesëvjeçar përfaqëson një shembull të suksesshëm, sipas tij, të bashkëpunimit ndërkombëtar në funksion të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve pyjore dhe përmirësimit të jetesës në zona rurale.

“Marrë parasysh përqindjen e madhe të mbulimit nga pyjet që përbën një pasuri të madhe mjedisore dhe ekonomike, por jo vetëm , sigurisht edhe shëndetësore, Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për menaxhimin e tyre të qëndrueshëm e të përgjegjshëm. Gjatë viteve të fundit  përmes forcimit të bazës ligjore dhe rritjes së investimeve sektori pyjor ka shënuar përparim të dukshëm”, tha ai.

Në këtë ngjarje u tha se për pesë vite me radhë pylltaria ka qenë fokus i intervenimit të përbashkët që ka pasur synimin e krijimit të kushteve për një menaxhim të qëndrueshëm të pylltarisë, ruajtjen e burimeve natyrore dhe përmirësimin e jetës në zona rurale.

You Might Also Like

Shqipëria miraton procedurën e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit

Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën

Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm

GAP: Kryetarët e komunave japin 1,683 premtime për mandatin 2025–2029

Kosova Times January 22, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ndalen trenat në Francë, vazhdojnë protestat kundër reformave në pensione

Kosova Times Kosova Times March 7, 2023
9 diplomatët pro Thaçit në Hagë: Edhe trupi gjykues e refuzon kërkesën e avokatëve që të dëshmojnë menjëherë
Shfaqet peshku që paralajmëron fatkeqësi!
Axhenda nderkombetare me 8 nentor
NATO ka llogaritur skenarin e një sulmi rus ndaj vendeve baltike në vitin 2027
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?