By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reagon OVL e UÇK-së: Në Hagë po dëmtohet rëndë besueshmëria e drejtësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Reagon OVL e UÇK-së: Në Hagë po dëmtohet rëndë besueshmëria e drejtësisë
Lajme

Reagon OVL e UÇK-së: Në Hagë po dëmtohet rëndë besueshmëria e drejtësisë

Kosova Times
Last updated: 2026/01/22 at 11:12 PM
Kosova Times Published January 22, 2026
Share
SHARE

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë, duke i cilësuar ato si përpjekje të qëllimshme për menaxhim të imazhit publik dhe “kontroll të dëmit”, pas, siç thuhet, shkeljeve të njëpasnjëshme ndaj të drejtave themelore të të akuzuarve dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

 

Reagimi i OVL UÇK-së pason informacionet se Dhomat e Specializuara po mbajnë ligjërata nëpër shkollat e Kosovës, për të arsyetuar veprimet e saja në gjykatë kundër krerëve të UÇK-së.

Në reagim thuhet se Gjykata Speciale, në vend të fushatave propagandistike, duhet të fokusohet në rikthimin e besueshmërisë përmes respektimit të Kushtetutës së Kosovës, ligjeve vendore dhe standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Sipas veteranëve, veprimet aktuale të Dhomave të Specializuara rikujtojnë praktika të njohura nga e kaluara, konkretisht nga periudha e ish-Jugosllavisë, kur, pas demonstratave studentore të vitit 1981, pushteti i atëhershëm organizonte fushata politike dhe psikologjike për të përgatitur opinionin publik që të pranonte dënime të rënda ndaj rinisë shqiptare.

“Një qasje e tillë e propagandës dhe presionit institucional nuk i shërben drejtësisë, por imponimit të një narrative të parapërgatitur,” thuhet në reagim.

Organizata rendit disa shkelje që, sipas saj, kanë dëmtuar rëndë besueshmërinë e Gjykatës Speciale. Ndër to përmenden shkelja e parimit të barazisë para ligjit, duke ndjekur penalisht vetëm ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë që krimet e kryera nga forcat serbe mbeten të pandëshkuara.

Po ashtu, kritikohet mohimi i vazhdueshëm i lirimit të përkohshëm, edhe në raste humanitare, zgjatja e pajustifikueshme e paraburgimit pa vendime përfundimtare, si dhe trajtimi i të paraburgosurve në kushte që, sipas reagimit, cenojnë dinjitetin njerëzor dhe nuk përputhen me standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Veteranët e UÇK-së ngrenë shqetësime edhe për mungesë të transparencës dhe llogaridhënies publike, duke përfshirë refuzimin e Gjykatës Speciale për të adresuar shqetësimet e institucioneve dhe organizatave të dala nga lufta. Një tjetër pikë kritike, sipas UVL të UÇK-së, është ndërhyrja indirekte në sfera të ndjeshme shoqërore, si arsimi, pa autorizim institucional dhe pa debat publik, çka, sipas tyre, ngre dyshime serioze për ndikim dhe propagandë.

Organizata e Veteranëve disa herë ka bërë thirrje që drejtësia ndërkombëtare të veprojë mbi parimet e paanshmërisë, proporcionalitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Ndryshe zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, ka konfirmuar për RTKLive se aktivitetet që kjo gjykatë zhvillon në Kosovë në kuadër të Programit të Outreach-it kanë karakter informues dhe nuk përbëjnë ligjërata.

“Që nga viti 2018, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DSK) organizojnë rregullisht aktivitete në mbarë Kosovën me grupe të ndryshme, përfshirë studentë, por edhe anëtarë të komuniteteve lokale, juristë, gazetarë dhe të tjerë, në kuadër të Programit të Outreach-it të Gjykatës”, ka deklaruar Doyle për RTKLive.

You Might Also Like

Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën

KRM `Pastrimi` njofton qytetarët dhe bizneset për çmimoren e re

Pas Vlorës, Ivanka Trump në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Edi Rama

Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen

Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë

Kosova Times January 22, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina ndaloi dërgimin e gazit rus në BE. “Kjo është një ngjarje historike”

Kosova Times Kosova Times January 1, 2025
Tentojnë të rrëmbejnë të miturën , përfundojnë në pranga dy persona
Ai e qëlloi shokun e tij të dhëndrit 16 herë në mes të ditës sepse ishte i bindur se partnerja e tij po e tradhtonte
Nënkalimi në rrugën ‘Agim Ramadani` pas procedurave, kryhet brenda 6 muajve
I riu nga Berati la industrinë e naftës për sfungjerin bimor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?