By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore
January 23, 2026
A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?
January 23, 2026
Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën
January 23, 2026
Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë
January 23, 2026
Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama thotë se nuk kishte leje për ligjëratën rreth Gjykatës Speciale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama thotë se nuk kishte leje për ligjëratën rreth Gjykatës Speciale
Lajme

Rama thotë se nuk kishte leje për ligjëratën rreth Gjykatës Speciale

Kosova Times
Last updated: 2026/01/23 at 12:20 PM
Kosova Times Published January 23, 2026
Share
SHARE

Zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë janë duke hetuar detajet që rrjedhën deri te ligjërata e organizatës Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR) rreth Gjykatës Speciale në shkollën e mesme, “Xhevdet Doda”, e cila dje shkaktoi reagime te opinioni publik.

 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se nuk ka pasur leje e as koordinim për këtë ligjëratë, teksa shtoi se nuk duhet të ndodhin pa marrëveshje ndërinstitucionale.

“Unë faktikisht kur e mora vesh isha shumë i indinjuar për arsye se nuk ka pasur as leje as koordinim me askënd, as prej drejtorisë as prej kabinetit tim. Kemi ndërmarrë masa të menjëhershme. Pra kush ka bërë një gjë të tillë pa marrë leje, pa koordinim normal që do të ketë edhe veprime të ndryshme. Jam tejet i indinjuar me atë çka kanë bërë, nuk duhet me ndodh kurrë ajo në institucionet tona në qytet e as kund tjetër pa një leje prej Drejtorisë së Arsimit. Ato do të jenë të ndërlidhura me rregulloret në fuqi, do t’i ndërmarrim masat”, tha ai.

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, në një deklarim për media theksoi se do të merret një vendim për rastin më së largu të hënën.

“Kemi një ekip të Drejtorisë së Arsimit që ka shkuar në shkollë dhe po merr informatat, duke parë dokumentacionin dhe gjithçka tjetër që ka çuar te një aktivitet i tillë pa njoftimin e drejtorisë. Nga proces verbali që do të nxjerret sot ose më së largu deri të hënën, do të merren edhe masat konform procedurave dhe ligjit në fuqi”, deklaroi Shahini, pas mbajtjes së diskutimit “Arsimi në 10 vitet e ardhshme në Kryeqytet”  me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Edukimit.

Në anën tjetër kryetari i Këshillit të Prindërve, Nexhmi Hoxha ka thënë se çkado që mund të cenojë integritetin e fëmijëve, do të hasë në kundërshtim të këshillit.

“Është dashur të jetë në koordinim me Drejtorinë e Arsimit dhe të jetë i njoftuar edhe këshilli i shkollës që e ka marrë këtë vendim. Ne kërkojmë nga DKA, drejtorët në përgjithësi, organizatat e tilla që kanë ligjërime të ndryshme, të kenë kujdes çfarë po ju ofrojnë fëmijëve. Këtë e kemi kërkuar gjithmonë, po e kërkojmë edhe tash”, deklaroi Hoxha në një prononcim.

Sipas reagimit të djeshëm të shkollës, ligjërata ishte organizuar nga YIHR, një organizatë e njohur për ligjërata edukative në shkolla dhe universitete me fokus në edukimin juridik dhe qytetar të të rinjv dhe se e njejta ka realizuar mbi 100 ligjërata të ngjashme në shkolla dhe universitete në mbarë Kosovën.

Ndërkohë, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, ka konfirmuar për RTKLive se aktivitetet që kjo gjykatë zhvillon në Kosovë në kuadër të Programit të Outreach-it kanë karakter informues dhe nuk përbëjnë ligjërata.

“Që nga viti 2018, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DSK) organizojnë rregullisht aktivitete në mbarë Kosovën me grupe të ndryshme, përfshirë studentë, por edhe anëtarë të komuniteteve lokale, juristë, gazetarë dhe të tjerë, në kuadër të Programit të Outreach-it të Gjykatës”, ka deklaruar Doyle për RTKLive.

Ndërkaq Komuna e Prishtinës dje njoftoi që kjo ligjëratë është mbajtur pa lejen e DKA-së.

 

You Might Also Like

Pranohet në prova intervista e Kilajt në rastin `administrimi i drejtësisë`

Takimi në Bruksel, Sorensen:Një hap drejt sqarimit të fatit të të zhdukurve

Peci dhe kreu i KFOR-it flasin për ofrimin e sigurisë për gjithë qytetarët

Gërvalla: Marrëdhëniet me Turqinë forcojnë paqen dhe dialogun në rajon

Prishtina diskuton vizionin e arsimit në Ditën Ndërkombëtare të Edukimit

Kosova Times January 23, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hoti: Qeveria e re ta zbatojë Marrëveshjen e Washingtonit

Kosova Times Kosova Times November 8, 2024
Peja nuk arrin të kualifikohet në grupet e FIBA Europe Cup
LDK me tubim në Munih të Gjermanisë, Abdixhiku fton mërgatën për ringritje të djathtë
Xhaferi: Përfundon asfaltimi i urës së re në Barilevë/Drenoc, shërben mbi 6000 banorë
Suroi: Beogradi dhe Prishtina jetojnë në një konflikt të papërfunduar për një çerek shekulli
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?