Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra kthjellimesh në pjesën e parë të ditës përgjatë ultësirës perëndimore.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar. Në relievet e larta malore në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 3-5 ballë./Atsh
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
Shkodër | 5/13 | Re shi |
Kukës | 2/10 | Re shi |
Lezhë | 8/13 | Re shi |
Dibër | 0/10 | Re shi |
Durrës | 8/15 | Re shi |
Tiranë | 10/15 | Re diell shi |
Elbasan | 9/16 | Re diell shi |
Berat | 8/17 | Re diell |
Vlorë | 10/17 | Re diell shi |
Korçë | 0/9 | Re diell |
Gjirokastër | 5/13 | Re diell shi |
Sarandë | 11/15 | Re diell shi |




