Sipas raportit të Policisë, rreth orës 13:00, në rRrugën “19 Qershori”, është arrestuar një mashkull, shtetas i Serbisë, i dyshuar se në lokalin e viktimës, një femër kosovare, kishte marrë në mënyrë të paautorizuar një shumë prej rreth 200 euro në para të gatshme.

Bëheyt e ditur se pas intervistimit nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa rasti mbetet nën hetime.