By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacioni sekret vazhdon? Pamje të publikuara të kinezëve që ngarkojnë një seri topash të rëndë në anije: Të gjithë pyesin veten se ku do të shkojnë
January 25, 2026
Pentagoni publikoi një dokument që ndryshon të gjithë strategjinë e SHBA-së: Rusia dhe Kina bien në plan të dytë, ky është fokusi i ri i ushtrisë amerikane
January 25, 2026
Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pune në javë
January 25, 2026
Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në trafikun rrugor
January 25, 2026
Manipulimi me vota, një muaj paraburgim të dyshuarve, rinumërimi vazhdon
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në trafikun rrugor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në trafikun rrugor
Lajme

Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në trafikun rrugor

Kosova Times
Last updated: 2026/01/25 at 9:42 PM
Kosova Times Published January 25, 2026
Share
SHARE

Monitorimi përmes kamerave të sigurisë, sipas njësisë së trafikut në kryeqytet, po rezulton efikas. Për kundërvajtje, në baza ditore raportohet se ndëshkohen nga 50 deri në 100 persona. Policia vazhdon të bëjë thirrje që ngasësit të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe t`i respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve. Kamera të sigurisë pritet të vendosen edhe në shumë pjesë të tjera të  kryeqytetit.

 

Kamerat e sigurisë, të vendosura muaj më parë nga drejtoria e policisë në kryeqytet, japin edhe efikasitetin në ndëshkime për shkelësit në trafik, duke u konsideruar të rëndësishme për sigurinë në komunikacion dhe në përgjithësi. Shqiptimi i gjobave, përmes monitorimit të kamerave, tashmë ka filluar, duke ndëshkuar mbi 1 mijë e më shumë kundërvajtës gjatë një jave.

“Gjobat variojnë, vetëm përmes kamerave, mund ta konfirmoj se diku prej 50- deri ne 100 gjoba brenda ditës, ky është trendi”, thotë Vedat Zuka, shef i operatives së trafikut në kryeqytet.

Njësiti i trafikut të kryeqytetit vazhdon të realizojë shqiptimin e gjobave bazuar në monitorimin e kamerave të sigurisë, si edhe gjatë zbatimit të detyrave të rregullta në terren, duke shënuar kështu edhe përmirësim të gjendjes.

“Prej vendosjes se tyre e deri me tash, unë konsideroj që kanë qenë shumë efikase, kanë ndikua jashtëzakonisht mirë edhe të populli që njëkohësisht shfrytëzoj rastin t’i falënderoj edhe vozitësit të cilët i kanë respektua këshillat sugjerimet, por edhe vetë kamerat, konsideroj që gjendja është përmirësua me një përqndje jashtëzakonisht të dukshme”, thotë Zuka.

Ndërkohë ekspertë të komunikacionit nënvizojnë se vendosja e kamerave të sigurisë që synon parandalimin e aksidenteve, pritet të japë rezultate pozitive edhe në sigurinë e përgjithshme. Madje nga këndvështrimi i ekspertëve të kësaj fushe gjobat duhet të jenë më të larta dhe pa përjashtim.

“Vendosja e kamerave, nëpër kryqëzime të rrugëve, ose edhe në semaforë, sigurisht që do ta jep edhe rezultate më të mëdha të sigurisë, në komunikacion rrugor, kamerat do ta luajnë, rolin e sigurisë në komunikacion por edhe të sigurisë në përgjithësi”, thotë Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit.

“Funksionalizimi i kamerave, është kanë shumë i nevojshëm, dhe shumë i mirë, Duhet të merren ato kamera, duhet të merren aty gabime që i bëjnë, të iu shqiptohen dënime”, thotë Lavdim Hamiti, ekspert i komunikacionit.

Kamerat e sigurisë pritet të vendosen edhe në shumë pjesë të tjera të kryeqytetit. Ndërkohë, policia u bën thirrje ngasësve që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë dhe të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve.

You Might Also Like

Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pune në javë

Manipulimi me vota, një muaj paraburgim të dyshuarve, rinumërimi vazhdon

Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025

Policia gjen armë në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Rama me letër të hapur për Kurtin

Kosova Times January 25, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Masa arresti per nje shqiptar, bie me sasi e madhe droge ne vlere 3.5 milionë euro

Kosova Times Kosova Times December 19, 2025
Bizneset s’u besojnë premtimeve elektorale
CNBC: Qindra amerikanë zhvendosen për të jetuar në Shqipëri – vendi “numër 1” në Evropë që përmbush kriteret
Bjellorusi në Poloni qëndroi në çatinë e një makine dhe i tregoi se ku të shkonte. Pastaj vrapoi lakuriq
Mosmarrëveshjet për arkivolin. A do të bëhet e pavarur Kisha Bullgare nga Moska?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?