Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturash në Mamushë.
Aksidenti ka ndodhur dje në orët e vona dhe të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“Është raportuar për aksident trafiku me të lënduar në mes të tri automjeteve, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar një femër kosovare dhe pesë meshkuj kosovarë”, njofton PK.




