Janë arrestuar dy persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, njëri nga ta në ndërmarrjen publike “Eko Regjioni”.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se A.G dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa R.Z për “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurimin publik”.
“Hetuesit policorë kanë kryer bastisje në disa lokacione në Prizren dhe në Ferizaj, përfshirë ambientet e ndërmarrjes publike “Eko Regjioni” si dhe të një subjekti privat. Urdhër kontrolli është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të tenderimit”, thuhet në komunikatën e PS-së.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, në mesin e provave janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 si dhe para të gatshme.




