By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kapiteni i tankerit të naftës Grinch është arrestuar në Francë
January 26, 2026
Fettuccine me hudhër dhe parmixhano
January 26, 2026
Pulë e shpejtë me kuskus
January 26, 2026
Kroketa patatesh me mish të grirë
January 26, 2026
Vuçiq tregon pse Rusia nuk dëshironte tia shes Serbise kompanine NIS
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL
Lajme

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Kosova Times
Last updated: 2026/01/26 at 10:44 AM
Kosova Times Published January 26, 2026
Share
SHARE

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka njoftuar opinionin publik për tërheqjen e menjëhershme nga tregu të një serie të produktit ushqimor për foshnje APTAMIL, pas identifikimit të një rreziku serioz për shëndetin.

 

Sipas njoftimit të AUV-së, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), është pranuar njoftimi me nr. 2026.0598, i cili konfirmon se në një seri të këtij produkti, i përdorur për qëllime të veçanta mjekësore, është identifikuar prania e substancës Cereulide, e cila paraqet rrezik serioz për shëndetin e foshnjave.

Si rezultat, AUV, në bashkëpunim me kompaninë importuese, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit APTAMIL AR 2 – formulë ushqimore për foshnje, paketimi ENG 24 x 400 gramë. Produkti është prodhuar nga Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd. (Danone), ndërsa importues në Kosovë është kompania UNION SH.P.K. nga Vushtrria, njofton zyra për informim e AUV-së.

Agjencia u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që posedojnë këtë produkt të mos e përdorin atë dhe ta kthejnë në pikat e shitjes ku e kanë blerë.

AUV thekson se mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës.

You Might Also Like

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

BE mbetet partneri kryesor tregtar i Kosovës

Tërnava reagon ndaj akuzave për emërime partiake në KOSTT

LDK: Qytetarët po mbesin pa rrymë për shkak të keqmenaxhimit energjetik

Kosova Times January 26, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hoxhaj: Mbështetje e fuqishme për PDK-në nga Hani i Elezit deri në Duhël

Kosova Times Kosova Times January 14, 2025
Ukraina njofton evakuimin e mbi 200 vendbanimeve në rajonin Sumy për shkak të ofensivës ruse
Susie Wiles shefe e stafit në Shtëpinë e Bardhë
Kryeziu dhe Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore 2026
Ngadalësimi ekonomik, kërkohet ndërhyrja e shtetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?