Ministri Çeku e ka cilësuar këtë projekt si një shembull të përkushtimit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke shtuar se janë kujdesur që brezat e ardhshëm të kenë mundësi të njohin dhe vlerësojnë pasurinë e tyre historike dhe kulturore.

Shtëpia Dobruna Polloshka do të shërbejë si qendër kulturore dhe edukative, duke ofruar hapësira për aktivitete artistike dhe promovim të traditës lokale.