Persona të paidentifikuar kanë djegur një nga ekskavatoret e njërës prej kompanive të kontraktuara për rrënimin e objekteve pa leje në Mitrovicë.
Kryetari i komunës, Faton Peci, ka reaguar ndaj këtij akti, duke e dënuar ashpër dhe duke theksuar se incidenti nuk do ta ndalë angazhimin e tij për të vendosur rend në qytet.
“Ky veprim kriminal përbën kërcënim direkt për të gjithë ata që angazhohen që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike. Por, të gjithë ata që mendojnë se mund të na frikësojnë me akte të tilla, gabojnë. Lufta jonë ndaj paligjshmërisë dhe kriminalitetit nuk do të ndalet. Organeve të rendit u bëj thirrje të intensifikojnë veprimet për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit”, tha Peci.
Ai gjithashtu bëri të qartë se paqe me krimin nuk do të ketë asnjëherë, si në pjesën jugore ashtu edhe në veri të Mitrovicës.




