Kryeministri në detyrë, Albin Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

 

Sipas njoftimit nga Kryeministria, ata diskutuan për zhvillimet e fundit, rëndësinë e përmbylljes së procesit zgjedhor dhe formimit të institucioneve sa më parë, si dhe për temat me interes bilateral.

“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.