Sipas IHMK-së, këto kushte atmosferike mund të shkaktojnë vështirësi në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe në ato me rrezik për grumbullim të ujit.

Në viset malore parashihet që reshjet e shiut të përzihen me borë, çka mund të ndikojë negativisht në sigurinë e qarkullimit rrugor.

Për këtë arsye, qytetarët këshillohen të shmangin udhëtimet e panevojshme, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë vëmendje të shtuar gjatë lëvizjes.

Temperaturat minimale gjatë ditës së hënë pritet të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të jenë nga 6 deri në 8 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

IHMK po ashtu paralajmëron se gjatë mesjavës, veçanërisht të mërkurën, në disa zona pritet të ketë mjegull në orët e mëngjesit, kryesisht në viset mesatare, lugina dhe përgjatë relievit malor, duke ulur dukshmërinë.

Parashikimi sipas ditëve:

E hënë: Mot i vranët dhe me reshje shiu, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë. Në zona malore shi me borë.
Temperaturat minimale: 3–5°C, maksimale: 6–8°C.
Era: kryesisht nga juglindja, 1–5 m/s.

E martë: Mot i vranët, vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale: 2–4°C, maksimale: 5–8°C.
Era: nga verilindja, 1–5 m/s.

E mërkurë: Mot i vranët me intervale diellore; në mëngjes mjegull në zonat mesatare dhe përgjatë relievit malor.
Temperaturat minimale: -1–1°C, maksimale: 6–9°C.
Era: kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s.

E enjte: Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale: 1–4°C, maksimale: 7–10°C.
Era: nga verilindja, 1–5 m/s.

E premte (30.01.2026): Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale: -1–1°C, maksimale: 6–9°C.
Era: nga veriperëndimi, 1–3 m/s.

Në Prishtinë dhe Pejë temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 7°C, në Prizren, Gjakovë, Istog dhe Malishevë deri në 8°C, ndërsa në Ferizaj, Gjilan, Kamenicë, Besianë dhe Mitrovicë deri në 6–7°C. Në Dragash temperaturat do të jenë më të ulëta, me maksimale deri në 6°C.