Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Në përkujtim thuhet se sot nderohet kujtimi i 6 milionë hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit, si dhe miliona viktimave të tjera të persekutimit nazist.
Ambasada thekson se kujtesa mbetet e gjallë, nderimi vazhdon dhe riafirmohet angazhimi ndaj së vërtetës dhe dinjitetit njerëzor.




