By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hapjet më të mira të hoteleve të reja në botë për vitin 2026
January 27, 2026
Restoranti më i famshëm “ha sa të duash” në Francë është bërë një fenomen kombëtar
January 27, 2026
Rahoveci mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
January 27, 2026
Shikoni si duket parku ujor më i madh i mbyllur në Evropë
January 27, 2026
Karbonara me lulelakër: Një version i thjeshtë i klasikut italian, por pa vezë dhe proshutë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasada Gjermane në Kosovë nderon viktimat e Holokaustit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ambasada Gjermane në Kosovë nderon viktimat e Holokaustit
Lajme

Ambasada Gjermane në Kosovë nderon viktimat e Holokaustit

Kosova Times
Last updated: 2026/01/27 at 11:36 AM
Kosova Times Published January 27, 2026
Share
SHARE

Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka nderuar viktimat e kampit të përqendrimit Aushvic, duke rikujtuar një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore.

 

Me këtë rast, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, së bashku me ambasadorin gjerman Rainer Rudolph dhe ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, kanë përkujtuar më shumë se një milion viktima që u vranë në Aushvic, mes tyre burra, gra dhe fëmijë hebrenj, si dhe shumë grupe të tjera të dënuara nga regjimi nazist.

Ambasada thekson se valixhet e ekspozuara sot në Muzeun e Aushvic-Birkenaut janë dëshmi të heshtura të vuajtjes dhe persekutimit nazist, duke treguar historinë e mijëra njerëzve që kaluan portat e kampit pa u kthyer më.

Përveç hebrenjve, u përkujtuan edhe Sinti dhe Roma, të burgosurit politikë, personat me aftësi të kufizuara, homoseksualët, si dhe shumë të tjerë që u përndoqën dhe u vranë nga terrori nazist. Njëkohësisht, u nderuan edhe ata që i mbijetuan Holokaustit.

Ambasada gjermane thekson se, më shumë se 80 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, numri i dëshmitarëve të drejtpërdrejtë të Holokaustit po zvogëlohet, ndërsa brezat e rinj kanë gjithnjë e më pak lidhje personale me këtë periudhë të errët të historisë.

“Ruajtja e kujtesës historike është thelbësore për të garantuar që këto krime të mos përsëriten kurrë më,” thuhet në mesazhin e ambasadës, duke nënvizuar rëndësinë e edukimit dhe kujtesës kolektive për të ardhmen.

You Might Also Like

Rahoveci mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”

Afërdita Bytyqi zgjidhet anëtare e KGJK-së nga radhët e Gjykatës së Apelit

Ambasada e SHBA-së në Kosovë përkujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, kapet në Tiranë

Policia e Kosovës njofton për mbylljen e përkohshme të aksit Ferizaj–Gjilan

Kosova Times January 27, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën

Kosova Times Kosova Times August 4, 2023
Udhëheqësi suprem i Iranit tha: “Izraeli do të ndëshkohet!”
Serbia zotohet se do të ndjekë penalisht “huliganët” pas marshit të LGBT-së
Osmani përkujtoi 24-vjetorin e Masakrës së Korishës
Gjykata Speciale me vendim të ri për Pjetër Shalën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?