Sipas KE-së, Kosova ende nuk i ka përmbushur kushtet ligjore, pasi nuk ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje. Prandaj, Kosova nuk mund të përfitojë nga fondet e këtij instrumenti, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi Guillaume Mercier.

Nga totali, 94.7 milionë euro janë për investime infrastrukturore, 76.3 milionë për sektorin privat, ndërsa 2.9 milionë euro për asistencë teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë. Paketa e re e mbështetjes përfshin fonde nga disa mekanizma të BE-së, përfshirë IPA-n, donatorët bilateralë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje.