By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hapjet më të mira të hoteleve të reja në botë për vitin 2026
January 27, 2026
Restoranti më i famshëm “ha sa të duash” në Francë është bërë një fenomen kombëtar
January 27, 2026
Rahoveci mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
January 27, 2026
Shikoni si duket parku ujor më i madh i mbyllur në Evropë
January 27, 2026
Karbonara me lulelakër: Një version i thjeshtë i klasikut italian, por pa vezë dhe proshutë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, kapet në Tiranë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, kapet në Tiranë
Lajme

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, kapet në Tiranë

Kosova Times
Last updated: 2026/01/27 at 11:34 AM
Kosova Times Published January 27, 2026
Share
SHARE

Një i kërkuar ndërkombëtarisht për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë nga Policia e Shtetit, në kuadër të fazës së 80-të të operacionit policor të koduar “Operacionalja”.

 

Bëhet fjalë për Besim Sherifin, 52 vjeç, banues në Kopanicë, Saraj të Maqedonisë së Veriut, i cili prej kohësh fshihej në kryeqytetin shqiptar, duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara në emër të një shtetasi nga Kosova.

Sipas Policisë së Shtetit, pas disa muajsh hetime dhe kërkime nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, i dyshuari është lokalizuar në zonën e Liqenit të Thatë, ku edhe është arrestuar me qëllim ekstradimin.

Nga verifikimet rezultoi se 52-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi Gjykata e Shkupit, në vitin 2007, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja”, e cila sipas legjislacionit penal të Maqedonisë së Veriut dënohet me burgim të përjetshëm.

Sipas autoriteteve, Sherifi dyshohet se më 5 tetor 2007, në fshatin Kopanicë të Shkupit, ka vrarë me armë zjarri tre shtetas.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, policia i ka sekuestruar një pasaportë kosovare, kartë identiteti dhe leje drejtimi automjeti të falsifikuara, me të dhënat e një shtetasi nga Kosova.

Policia ka njoftuar se materialet procedurale për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Shkupin, po vijon procedurat për ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut.

 

You Might Also Like

Rahoveci mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”

Afërdita Bytyqi zgjidhet anëtare e KGJK-së nga radhët e Gjykatës së Apelit

Ambasada e SHBA-së në Kosovë përkujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit

Ambasada Gjermane në Kosovë nderon viktimat e Holokaustit

Policia e Kosovës njofton për mbylljen e përkohshme të aksit Ferizaj–Gjilan

Kosova Times January 27, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani në takim me veteranët: Ligji për Pagën Minimale ndodhet ende në Kuvend, do ta analizoj sapo të vije në Presidencë

Kosova Times Kosova Times July 18, 2023
Blinkeni vlerëson rolin e Osmanit për hapjen e qendrës rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria”
Shpërthimi në Marsejë, gjenden dy trupa të pajetë pas shembjes së dy ndërtesave
Radoniqi:Zgjedhjet nuk janë veç garë për pushtet, janë themel i demokracisë
Ndahet nga jeta John Sykes, ish-kitaristi i Thin Lizzy dhe Whitesnake
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?