Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës kanë ndërprerë punimet e një kompleksi banesor, me arsyetimin se janë të paligjshme.
Nga komuna kanë bërë të ditur se inspektimi u bë në rrugën “Liqeni”, pranë Liqenit Akumulues.
“Në vendngjarje ishte i pranishëm drejtori i Inspekcionit, z. Mujë Igrishta, së bashku me inspektorët të cilët dokumentuan çdo shkelje të evidentuar”, thuhet në njoftim.



