Sipas njoftimit, mbyllja është bërë për arsye sigurie, si pasojë e reshjeve të shtuara dhe kushteve të vështirësuara atmosferike që kanë ndikuar në qarkullimin normal të automjeteve.

Të gjitha automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim udhëzohen të shfrytëzojnë rrugën alternative Ferizaj – Mirosal – Gjilan dhe anasjelltas.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës.