Dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore janë sulmuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Dermjak të Hanit të Elezit, nga katër persona të dyshuar.
Sipas njoftimit në raportin policor, rreth orës 18:10, viktimat janë goditur me mjete të forta, duke pësuar lëndime trupore.
“Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë duke u trajtuar në emergjencën e Ferizajt”, thuhet në raport.
Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit ndodhen në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.




