Rama ka thënë se Komuna është e hapur për verifikime dhe veprime procedurale.

“Kryeqyteti riafirmon përkushtimin ndaj sundimit të ligjit dhe  funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës. Në lidhje me arrestimin e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente, në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e një shteti demokratik. Në këtë frymë, Kryeqyteti Prishtina  mbetet i hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, në frymë bashkëpunimi dhe me respekt të plotë për organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës. Askush mbi ligjin!”, ka shkruar Rama.

Sot u arrestuan tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës. Ata dyshohen për ryshfet dhe keqpërdorim detyre. Njëri prej tyre u kap në flagrancë duke marrë ryshfet.