Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se ky proces po bëhet për ngritjen e cilësisë.

“Me këtë proces të përditësimit dhe modernizimit në përputhje me Kornizën Kurrikulare dhe kurrikulat bërthamë, synojmë ngritjen e rezultateve të nxënësve, zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të tyre”, tha ajo.

Nagavci shtoi se rishikimi i kurrikulave dhe programeve mësimore me qëllim rritjen e cilësisë së tyre, koherencës dhe harmonizimit me dokumentet startegjike ashtu si dhe nevojave bashkëkohore, është thelbësor për të garantuar arritje më të mira të nxënësve.

“Ky proces do të mundësojë edhe zhvillimin dhe ofrimin e teksteve shkollore cilësore, burimeve të tjera mësimore që mbështesin procesin e të nxënit, lehtësimin e ngarkesës së fëmijëve dhe peshës së çantës”, tha Nagavci.