By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia arreston inspektorin e punës për marrje ryshfeti në Prishtinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia arreston inspektorin e punës për marrje ryshfeti në Prishtinë
Lajme

Policia arreston inspektorin e punës për marrje ryshfeti në Prishtinë

Kosova Times
Last updated: 2026/01/28 at 11:06 PM
Kosova Times Published January 28, 2026
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka arrestuar sot inspektorin e punës G. B., i dyshuar se ka kërkuar ryshfet prej 2,000 eurosh për të lejuar zhvillimin e punimeve në një punishte në Prishtinë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për procedura të mëtejshme ligjore.

 

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka njoftuar se ka arritur të sigurojë informata dhe prova që dëshmojnë se pala ankuese/viktima M. K., pronar i një Kompanie Ndërtimi dhe shtetas i huaj me leje qëndrimi të përkohshme në Republikën e Kosovës, është kushtëzuar nga një punonjës, respektivisht Inspektor i Punës në kuadër të Inspektoratit të Punës, G. B.

Sipas Policisë, inspektori dyshohet se i ka kërkuar 2,000 euro ryshfet viktimës që ta lejoj të punojë, duke kërcënuar se në të kundërtën do t’i ndërpresë punimet që po realizonte me kompaninë e tij.

Policia ka njoftuar se gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në konsultë të vazhdueshme me Prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra, përfshirë sigurimin e dëshmive, sekuestrimin e parave të pranuara si ryshfet, sekuestrimin e telefonit të dyshuarit dhe provave të tjera, është arritur në përfundimin se:

“Si rezultat i veprimeve nga personi i dyshuar, duke kushtëzuar viktimën për të dhënë ryshfet për realizimin e të drejtës së tij/kryerja e punëve në punishte, si dhe pranimi i ryshfetit në shumën prej 1,000.00€ nga i dyshuari/Inspektori i Punës.”

Mbi bazën e këtyre veprimeve, dyshohet se i dyshuari G. B. ka kryer veprat penale:

“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së.

“Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i KPRK-së.

Policia njofton se më datë 28.01.2026, i dyshuari G. B. është intervistuar në cilësi të personit të dyshuar në prezencën e Avokatit mbrojtës dhe pas konsultës me Prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për procedura të tjera ligjore.

You Might Also Like

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Aksion në Mitrovicën Veriore, sekuestrohen armë, municion dhe mjete ilegale

Kosova Times January 28, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

WSJ: Trump mund t’i ofrojë Ukrainës të refuzojë anëtarësimin në NATO për 20 vjet dhe të ngrijë luftën në vijën e parë

Kosova Times Kosova Times November 7, 2024
Analistët: Dokumenti për ndërtimin e të ardhmës Kinë-Serbi, absurd
VIDEO: Zjarri në një restorant në Kinë vret 22 persona
Plani i Trump për Gazën i ndan republikanët
ZRRE: Raportimi për shtrenjtim të energjisë, i pavërtetë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?