I dyshuari, sipas policisë, ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, nën dyshimin për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”, si dhe për faktin se i ishte shmangur drejtësisë.

Sipas policisë, ekstradimi është realizuar falë bashkëpunimit të suksesshëm ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe atyre italiane.

“Pas ekstradimit, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për ndërmarrjen e procedurave të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor thotë se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimin me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimit, kapjes dhe arrestimit të personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë territorit të vendit.