Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, në shënimin e Ditës Kombëtare. Ai tha se Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm në shtetbërjen e Kosovës dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
“Me këtë rast, ambasadorit z. IWAMA Kiminori, i shpreha urimet më të përzemërta për këtë festë kombëtare. Japonia si shtet mik, ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm në shtetbërjen e vendit tonë dhe në forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar”, shkroi Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka shkruar për thellim marrëdhëniesh me Japoninë e për fuqizim bashkëpunimi mes shteteve.
“Uroj që marrëdhëniet tona të thellohen edhe më tej në të ardhmen, duke fuqizuar bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy vendeve”.



