“Në fund të janarit 1999, forcat e armatosura të Serbisë vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit, Goden dhe Bishtazhin të Gjakovës. 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e tyre Vesel Avdyli, Naim Gashi dhe Ilir Merturi, ranë duke mbrojtur popullatën civile, ndërkaq nëntë civilë u ekzekutuan pa mëshirë. Medaljoni i kujtesës që zbuluam sot në qytetin e Klinës për Ilir Merturin në parkun që po ashtu mban emrin e tij, është shenjë e respektit shtetëror për flijimin e tij, dhe e angazhimit tonë për të vërtetën historike”, ka shkruar Kurti.

Ai thotë se ata dhanë jetën për liri u sakrifikuan për Kosovë të lirë, të zhvilluar të përparuar e të denjë.

“Përkulemi me nderim para të gjithë atyre që dhanë jetën për liri, dhe riafirmojmë zotimin tonë për dinjitet qytetar, për drejtësi shoqërore dhe për paqe të sigurt në Republikën e Kosovës. Lavdi dëshmorëve Merturi, Gashi dhe Avdyli, dhe të gjithë dëshmorëve të të gjitha epokave të kombit shqiptar! Nderim të gjithë martirëve të lirisë”, ka shkruar Kurti.