By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mustafa: Kuvendi të mos shndërrohet në arenë përçarjesh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mustafa: Kuvendi të mos shndërrohet në arenë përçarjesh
Lajme

Mustafa: Kuvendi të mos shndërrohet në arenë përçarjesh

Kosova Times
Last updated: 2026/01/29 at 4:46 PM
Kosova Times Published January 29, 2026
Share
SHARE

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, pak para mbajtjes së Kuvendit të saj, duke bërë thirrje për maturi, unitet dhe respektim të proceseve demokratike të brendshme.

 

Mustafa ka theksuar se në LDK problemet nuk mund të zgjidhen përmes tifozllëkut apo propagandës, duke paralajmëruar se qasje të tilla e deformojnë demokracinë dhe rrezikojnë që Kuvendi të shndërrohet në arenë përçarjesh.

Sipas tij, një situatë e tillë nuk i nevojitet LDK-së, e cila, siç ka shkruar në Facebook, ende nuk është shëruar plotësisht nga përçarjet e një Kuvendi të ngjashëm para rreth njëzet vitesh.

Mustafa ka vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin zgjedhor është çështje etike dhe trajtohet në organet vendimmarrëse të partisë, e jo përmes deklarimeve të degëve, simpatizantëve apo individëve të caktuar.

“LDK nuk meriton epitafe”, ka shkruar ai, duke shtuar se ‘ata që e duan këtë parti duhet të besojnë në potencialin dhe forcën e saj vetërregulluese për t’u ringritur si subjekt i fuqishëm politik, i cili siguron balancë në ndërtimin demokratik të shtetit të Kosovës’.

Mustafa ka rikujtuar se LDK qëndron mbi çdo emër individual dhe se, përveç kryetarit historik Ibrahim Rugova, ajo nuk identifikohet me asnjë figurë të veçantë.

Sipas tij, Kuvendi, si organi më i lartë i partisë, duhet të garantojë vazhdimësinë e vlerave mbi të cilat është themeluar LDK-ja 36 vite më parë, si parti konservatore e qendrës së djathtë me orientim të palëkundur euroatlantik.

Ai ka theksuar se beteja politike e LDK-së nuk duhet të jetë “ankand”, por ofertë serioze për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm dhe perspektiv. Po ashtu, ka nënvizuar se LDK nuk duhet të shërbejë si platformë për projekte të tjera politike duke u shfrytëzuar emri i saj.

Mustafa ka bërë thirrje për reforma gjithëpërfshirëse, duke theksuar se ato duhet të udhëhiqen nga njerëz besnikë ndaj LDK-së, të hapur ndaj prurjeve të reja dhe angazhimit të të rinjve. Ai ka kundërshtuar ndarjet brenda partisë dhe ka theksuar se përgjegjësia duhet të trajtohet si standard normal i etikës demokratike, ku rezultati ka pasojë.

“Kuvendi duhet të gjejë zgjidhjen më të mirë për rritjen, progresin dhe unitetin e LDK-së, sepse në këtë parti askush nuk është i tepërt,” ka shkruar Mustafa në Facebook.

You Might Also Like

Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona

Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm

Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë

Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit

Mehaj kujton të rënët e Betejës së Rogovës së Hasit

Kosova Times January 29, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BE do të gjobisë TikTok të Kinës për shkeljen e privatësisë së fëmijëve

Kosova Times Kosova Times August 5, 2023
India e miliarderëve dhe India e të varfërve
Osmani në CNN: Kosova është duke u sulmuar
Sanduloviq: Më dhunuan 10 persona, e kam parë edhe Radoiçiqin
“Sporti është politikë”: Futbollisti ukrainas bëhet mjek ushtarak
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?