Pjesë e homazheve ishin edhe nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, deputetë të Kuvendit të Kosovës, drejtor të drejtorive komunale, si dhe familjarë e qytetarë të tjerë.

Kryetari Faton Peci tha se Gazmend Ibrahimi është simbol i sakrificës dhe i qëndresës së shqiptarëve të veriut dhe se kujtimi për të na obligon të kërkojmë drejtësi, thuhet në njoftimin e komunës.

“Gazmendi ishte me vëllanë e tij, Armendin, i cili i mbijetoi sulmit, por sot jeton me 17 plagë. Sistemi ndërkombëtar dhe ai vendor nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e këtij krimi”, theksoi Peci.