Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, B.Sh. dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 1, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshime për aktivitete të kundërligjshme në fushën e prokurimit publik.