Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta, e cila bëri të ditur se intervistimi i Pacollit është zhvilluar të enjten.

Pacolli, në periudhën përkatëse, ka ushtruar funksionin e Kryetares së Komisionit Parlamentar për Bujqësi.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Prokuroria Speciale ka intervistuar në cilësinë e të pandehurit edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Intervistimet kanë të bëjnë me grantet e ndara nga Ministria e Bujqësisë gjatë kohës kur Peci ishte në krye të këtij dikasteri si ministër.