Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe Ministri në detyrëi Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës (OMK).
Oda e Mjekëve të Kosovës njofton se vizita ka për qëllim diskutimin e çështjeve me rëndësi për sistemin shëndetësor dhe forcimin e bashkëpunimit institucional me Odën.




