Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përgëzuar ekipin realizues të filmit “Shame and Money”, i cili fitoi çmim në festivalin prestigjioz të filmit në Sundance.
“Ky vit nisi edhe më mirë se mbarë për kinematografinë tonë. Filmi ‘Shame and Money’ (Shabani dhe Hatixhja) i regjisorit Visar Morina ka fituar Çmimin e madh të Jurisë, Seksioni Ndërkombëtar-Dramë (World Cinema Grand Jury Prize: Dramatic) në Sundance Film Festival. Ky është çmimi më prestigjioz për filmat ndërkombëtarë në festivalin më të njohur në botë për kinemanë e pavarur”, ka shkruar Kurti.
Ai ka thënë se dy filmat e tjerë të regjisorit Visar Morina, “Babai” dhe “Exil”i ka parë dhe tani mezi pret të shoh edhe filmin e ri.




