Kryeministri në detyrë, Albin Kurti një javë pasi Kosova është anëtarësuar në Bordin e Paqes, ka folur për këtë organizatë ndërkombëtare. Ai tha se kudo që ka nevojë për paqe në botë, dëshirojnë të kontribuojnë.
“Ne kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit, dhe Kosova është përfaqësuar në konferencën në Doha në Katar nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. Ne kemi shprehur si Republikë që të marrim pjesë në këtë forcën stabilizuese ndërkombëtare, ku FSK-ja është e mirënjohur për kërkim shpëtim dhe jo vetëm. Meqenëse do të marrim pjesë ne forcën stabilizuese ndërkombëtare, ne kemi qenë të interesuar të marrim pjesë edhe në organet vendimmarrëse politike për atë forcë stabilizuese ndërkombëtare, tash procesi do të ecë tutje. Unë jam kryeministër në detyrë, nuk jam ende në mandatin e tretë, por kudo që ka nevojë për paqe në botë ne dëshirojmë të kontribuojmë, sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë nëpërmjet forcave ndërkombëtare, andaj tash duam të marrim pjesë me forcat tona e kapacitetet tona edhe në paqe në vende të ndryshme të botës. Sa i përket Gazës ne i kemi ndarë gjysmë milioni euro si qeveri dhe ky është një proces që do të vazhdojë edhe në vijim”, deklaroi Kurti.



