By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture
January 30, 2026
Një javë pasi Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes, deklarohet Kurti
January 30, 2026
Kurti: E kemi veç njoftimin nga Kushtetuesja, jo edhe arsyetimin
January 30, 2026
Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim
January 30, 2026
Komuna e Prishtinës njofton për trajnime të FSK-së në Badoc dhe Koliq
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e papranueshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e papranueshme
Lajme

PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e papranueshme

Kosova Times
Last updated: 2026/01/30 at 8:23 PM
Kosova Times Published January 30, 2026
Share
SHARE

Përparim Gruda i Partisë Demokratike të Kosovës mbajti sot një konferencë për media ku shprehu shqetësimin e thellë të PDK-së lidhur me ligjëratat e mbajtura në shkollat e Kosovës nga përfaqësues të Gjykatës Speciale dhe bashkëpunëtorët e saj.

 

Sipas Grudës, incizimet e publikuara në media dëshmojnë se gjatë këtyre prezantimeve, para nxënësve të mitur, është përdorur një gjuhë e papranueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të arsimit dhe të një shoqërie demokratike.

“Nxënësve, shumica nën moshën 18-vjeçare, u janë paraqitur pretendime të njëanshme, duke u etiketuar ish-krerët e UÇK-së si kryerës të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Kjo është skandaloze dhe e papranueshme”, theksoi Gruda.

Ai paralajmëroi se lufta çlirimtare e Kosovës nuk po sulmohet më vetëm në sallat e Gjykatës Speciale në Hagë, por se e njëjta narrativë po tentohet të futet edhe në bankat shkollore.

“Lufta jonë po sulmohet edhe nga bankat dhe klasat e shkollave tona. Por e vërteta jonë nuk mund të tjetërsohet në emër të ‘drejtësisë’ selektive, as të deformohet kujtesa kolektive në emër të ‘edukimit’,” tha ai.

Deputeti i PDK-së theksoi se shqetësimi i partisë është shumëdimensional. Ai përmendi rrezikun e indoktrinimit të nxënësve, përpjekjet për rishkrimin e historisë së Kosovës, si dhe shkeljen e parimit të prezumimit të pafajësisë.

“Toni i përdorur në këto prezantime i trajton Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin si fajtorë, duke paragjykuar vendimin përfundimtar. Gjykatat e vërteta merren me drejtësi, jo me propagandë”, deklaroi Gruda.

Ai shtoi se kjo Gjykatë ka devijuar nga misioni i saj fillestar.

“Ajo është dashur të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës dhe në heqjen e njollave ndaj UÇK-së, por është shndërruar në një mekanizëm që tenton të rishkruajë historinë”, u shpreh ai.

PDK kërkon sqarim urgjent se kush është përgjegjës për këto ligjërata dhe si ka ndodhur që prezantime të paraqitura si ligjërata për të drejtat e fëmijëve të shndërrohen në mesazhe politike.

“Kërkojmë llogari nga Ministria e Arsimit për mënyrën se si lejohet që kushdo t’u ligjërojë nxënësve në shkollat e Kosovës, pa mbikëqyrje institucionale dhe pa standard profesional”, theksoi Gruda.

Në këtë kontekst, ai tha se marshi i paralajmëruar për 17 shkurt, me moton “Drejtësi, jo politikë”, është një reagim i natyrshëm në momentin kur procesi në Hagë ka hyrë në fazën finale.

Në përmbyllje, Gruda theksoi qëndrimin e palëkundur të PDK-së.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë pjesë e historisë sonë të lavdishme çlirimtare. Ata nuk janë fajtorë për asnjë krim. PDK qëndron fuqishëm në mbrojtje të tyre, në mbrojtje të UÇK-së dhe në mbrojtje të së vërtetës për Kosovën”, përfundoi Gruda.

You Might Also Like

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

Një javë pasi Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes, deklarohet Kurti

Kurti: E kemi veç njoftimin nga Kushtetuesja, jo edhe arsyetimin

Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim

Komuna e Prishtinës njofton për trajnime të FSK-së në Badoc dhe Koliq

Kosova Times January 30, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Asociacioni monoetnik nënkupton vdekjen e demokracisë liberale

Kosova Times Kosova Times January 29, 2023
Vuçiq: Nuk lejojmë veprime të paligjshme lidhur me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë
Izraeli e pranoi planin për t’i dhënë fund luftës në Gazë
Shpenzimet javore për luftën në Ukrainë tejkaluan buxhetet vjetore të 80% të rajoneve ruse
20 kg eksploziv për sulmin në Ibër-Lepenc, Hisen Berisha: Amatera, skenar sikurse 24 shtatori
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?