Nën udhëheqjen e Kryeprokurorit Blerim Isufaj, Prokuroria Speciale ka mbajtur takimin e parë të Kolegjiumit të Prokurorëve Special për këtë vit, në të cilin është bërë vlerësimi i punës gjatë vitit 2025 si dhe janë përcaktuar prioritetet për vitin 2026.
Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi u theksua se fokusi kryesor i Prokurorisë Speciale për vitin 2026 do të jetë rritja e efikasitetit në hetime, me theks të veçantë në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Kryeprokurori Isufaj vlerësoi angazhimin e prokurorëve dhe kërkoi përkushtim edhe më të madh në funksion të sundimit të ligjit, forcimit të performancës dhe rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftim.




