Sot, në Institutin Albanologjik në Prishtinë, me fillim nga ora 12:00, do të promovohet libri i ri “Klithma”, i shkrimtares Alketa Gashi Fazliu.
Kjo është një vepër me ngarkesë të thellë emocionale dhe dëshmi të fuqishme për pasojat e luftës në Kosovë.
Shkrimtarja Alketa Gashi Fazliu ka sjellë para lexuesit librin e saj më të ri “Klithma”, një vepër me ngarkesë të thellë emocionale dhe dëshmi të fuqishme për pasojat e luftës në Kosovë.
Libri “Klithma” përmbledh rrëfimet e fëmijëve të luftës, të cilët sot, në moshë të rritur, dëshmojnë për plagët fizike dhe shpirtërore të shkaktuara nga bombat dhe minat e një shteti shovinist. Janë histori që autorët dhe shkaktuesit e dhunës mund t’i harrojnë, por që mbeten të pashlyeshme në shpirtin e një populli me shumë martirë dhe të mbijetuar.
Përmes “klithmave” të kësaj vepre, autorja sjell dritën e fjalës dhe ndërgjegjes së viktimave fëmijë, të cilët sot kërkojnë një botë më të bukur, më të drejtë dhe me shpirt njerëzor. Libri shndërrohet kështu në një thirrje për kujtesë, drejtësi dhe humanizëm.
Po ashtu sot hapet edhe ekspozita ‘Klithma’ e Alketa Gashi Fazliu.




