“Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri T.P. ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1, si dhe lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, paraburgimi do të zgjasë deri më 28 shkurt.