Qumësht i artë, një pije mrekullibërëse për trupin tuaj, ideale për ditët e dimrit sepse rrit imunitetin në maksimum, sigurohuni ta provoni!
Qumeshti i arte ka vetëm disa përbërës, dhe ngjyrën e verdhë-të artë ia jep erëza shafran i Indisë. Besohet se kjo pije është e shkëlqyer për forcimin e imunitetit, por ndihmon edhe me shumë sëmundje të tjera. Ky qumësht është pirë në Indi për shekuj me radhë dhe përdoret për të trajtuar problemet e tretjes, si dhe gripin dhe ftohjet.
Si bëhet qumështi i artë?
Përgatitja e qumështit të artë është me të vërtetë e shkurtër dhe e thjeshtë. Është e nevojshme të ngrohni qumështin e lopës ose të çdo qumështi tjetër dhe t’i shtoni erëza të tjera. Përzieni gjithçka, prisni që të vlojë, pastaj ulni nxehtësinë dhe ziejeni përzierjen për dhjetë minuta të tjera. Kur të nuhasni erëzat, pija është gati.
Është mirë që fillimisht ta kulloni në një filxhan dhe të prisni që të ftohet pak. Qumështi i artë mund të ruhet në frigorifer deri në pesë ditë.
Përbërësit dhe matjet e sakta:
125 ml qumësht, një lugë shafran Indie, gjysmë lugë çaji xhenxhefil pluhur, gjysmë lugë çaji kanellë, pak piper dhe një lugë çaji mjaltë.
Pse është i mirë qumështi i artë?
Ka disa arsye pse ky qumësht është përdorur që nga kohërat e lashta në kultura të ndryshme. Përfitimet e tij të shumta mund t’i atribuohen shafranit të Indisë, i cili ka një efekt të fortë antioksidant. Ai gjithashtu përmban proteina, magnez, kalium dhe kalcium, dhe ja disa nga përfitimet më të rëndësishme të qumështit të artë:
1. Zvogëlon inflamacionin dhe dhimbjen e kyçeve
Të gjithë përbërësit e pijes kanë një efekt të fortë anti-inflamator. Ato gjithashtu mund të zvogëlojnë dhimbjet e kyçeve të shkaktuara nga sëmundje të tilla si osteoartriti dhe artriti reumatoid.
2. Përmirëson humorin
Për shkak të kurkuminës, përbërësit kryesor në shafran të Indisë, qumështi i artë mund të përmirësojë humorin dhe të zvogëlojë simptomat e depresionit. Përveç kësaj, kurkumina përmirëson kujtesën dhe, kur merret në sasi të mëdha, mund të zvogëlojë rrezikun e demencës ose sëmundjes së Alzheimerit.
3. Ka veti antibakteriale, antivirale dhe antifungale
Në Indi, qumështi i artë përdoret si ilaç për sëmundje të ndryshme, ftohje ose grip. Gjithashtu njihet për forcimin e imunitetit. Shafrani i Indisë është gjithashtu përgjegjës për këtë, si dhe kanella, e cila parandalon zhvillimin e baktereve, si dhe xhenxhefili, i cili përdoret gjithashtu për infeksione të ndryshme.
4. Është i mirë për tretjen
Xhenxhefili ndikon në tretje duke e stimuluar atë që të funksionojë, dhe shafrani i Indisë ka një efekt pozitiv edhe në tretje.
5. Ul tensionin e lartë të gjakut
Për shkak të kanellës dhe xhenxhefilit, qumështi i artë mund të ketë një efekt në uljen e presionit të gjakut. Gjithashtu zvogëlon rrezikun e atakut në zemër.
6. Përmirëson shëndetin e kockave
Qumështi përmban kalcium dhe vitaminë D, të cilat dihet se kanë një efekt pozitiv në zhvillimin dhe shëndetin e kockave.
Megjithatë, edhe pse këta përbërës kanë një efekt të mirë në trup, duhen bërë më shumë kërkime për të vërtetuar këto përfitime.
A ka ndonjë efekt anësor qumështi i artë?
Nëse merret në sasi të tepërta, qumështi i artë mund të shkaktojë probleme me zorrët, dhimbje stomaku ose ngërçe. Kjo ndodh për shkak të konsumimit të tepërt të shafranit të Indisë, veçanërisht kurkuminës. Megjithatë, nëse pini një filxhan qumësht në ditë, nuk do të keni asnjë problem.
Pra, qumështi i artë është marrë në Indi që nga kohërat e lashta, dhe përdoret për sëmundje të ndryshme, por edhe për forcimin e imunitetit dhe kockave. Përgatitja është e thjeshtë dhe me pak përbërës kushdo mund ta bëjë në shtëpi. Edhe pse ka përparësi të shumta, është e rëndësishme të mos e teproni me dozat ditore në mënyrë që të shmangni problemet me tretjen, raporton N1.hr.



