Duke i lënë në derë të objektit të qeverisë një batanije, ata shprehën shqetësim për faturat e energjisë, që sipas tyre janë bërë të papërballueshme për familjet kosovare.

“Ne jemi këtu sepse terri është bërë përgjigja e kësaj qeverie jemi këtu për të gjithë të rinjtë që u duhet të mësojë në terr e energjia është shërbim bazë dhe jo vetëm biznes për të përfituar të preferuarit e pushtetit. Qytetarët meritojnë dritë, ngrohje dhe siguri dhe ne nuk do të heshtim”, tha Altin Gjata nga RPDK.

Sipas të rinjve të PDK-së, prindërit në vend po detyrohen të zgjedhin mes ushqimit, ngrohjes apo edukimit të fëmijëve.