By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Napoleoni i shijshëm: Një recetë e preferuar polakë me krem
January 31, 2026
Këto gjoksa pule janë shumë lëngshme, një zgjedhje perfekte për drekë dhe kanë më shumë se 250 gramë proteina
January 31, 2026
Brokoli i pjekur me limon dhe djathë parmixhano
January 31, 2026
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov UÇK-së dhe vetëbesimit popullor
January 31, 2026
Seksioni më i gjatë i drejtë i hekurudhës: Pothuajse 500 kilometra pa asnjë kthesë
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tenderi rreth 1 milion euro për mbeturinat, reagon opozita
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tenderi rreth 1 milion euro për mbeturinat, reagon opozita
Lajme

Tenderi rreth 1 milion euro për mbeturinat, reagon opozita

Kosova Times
Last updated: 2026/01/31 at 9:48 AM
Kosova Times Published January 31, 2026
Share
SHARE

Në të njëjtin muaj kur anuloi tenderin e rregullt për menaxhimin e mbeturinave, Komuna e Prishtinës, përmes procedurave të negociuara, kontraktoi dy operatorë privatë për ofrimin e këtij shërbimi.

 

Kontrata e lidhur me negocim ka kapur vlerën prej 950 mijë eurosh. Ajo iu dha grupit të operatorëve ekonomikë “Selmans Network”, të cilët ishin kontraktuar edhe vitin e kaluar nga komuna, si dhe kompanisë “Mardem Group”.

Anulimi i tenderit të rregullt, ku do të mund të aplikonin të gjitha kompanitë e interesuara, dhe lidhja e kontratës përmes procedurës së negociuar me kompani të përzgjedhura nga vetë komuna, është parë me shqetësim nga organizatat monitoruese.

“Tashmë është bërë praktikë jo vetëm nga Komuna e Prishtinës, por edhe nga shumë autoritete të tjera kontraktuese, që nga mosrealizimi i kontratave me procedurë të hapur të krijohen rrethana për nënshkrimin e kontratave me procedurë të negociuar. Një rast i tillë është pikërisht edhe ky aktivitet për menaxhimin e mbeturinave. Aktiviteti i rregullt është anuluar me arsyetimin se Komuna e Prishtinës nuk e ka paraparë në buxhetin e vitit 2026 një vlerë të tillë për menaxhimin e mbeturinave”, tha Arbër Kabashi, hulumtues në Iniciativën për Progres – INPO.

Sipas Kabashit, krahasuar me kontratën që komuna kishte lidhur një vit më parë, sivjet ka pasur edhe rritje të ndjeshme të çmimeve për këtë shërbim.

“Ne si organizatë kemi krahasuar dy kontratat, atë të majit 2025 dhe këtë të vitit 2026, dhe kemi vërejtur se çmimi është dyfishuar. Te njëri lot, në vitin 2025 çmimi për një ton ka qenë 65 euro, ndërsa tani është 171 euro, përkundër faktit se paramasat kanë mbetur të njëjta”, shtoi Kabashi.

Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se angazhimi i operatorëve privatë ka ardhur pas kërkesës së Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”.

“Ka qenë e nevojshme, pasi Kompania ‘Pastrimi’ na ka lajmëruar me shkresë zyrtare në fund të dhjetorit se nuk ka mundësi ta ofrojë shërbimin në tërë kryeqytetin dhe ka kërkuar ndihmën tonë për të ndërhyrë në procesin e mbledhjes së mbeturinave. Ne kemi ndërprerë një kontratë për të cilën nuk kemi pasur mjete të mjaftueshme, në vlerë prej 16 milionë eurosh, dhe kemi lidhur një kontratë prej 950 mijë eurosh. Dallimi është rreth 15 milionë euro”, tha Luftar Braha, drejtor i Shërbimeve Publike.

Braha sqaroi gjithashtu arsyet e rritjes së çmimit për këtë shërbim.

“Indikacionet që kemi janë se ka një rritje diku rreth 10 për qind në çmim. Mund të jetë çështje e inflacionit, mund të lidhet me kohëzgjatjen e kontratës, angazhimin e makinerisë dhe organizimin e operatorëve për një afat më të shkurtër. Nuk është diçka që mund të konsiderohet shqetësuese”, shtoi ai.

Nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” i thanë RTK-së se marrëveshja me operatorët privatë është iniciuar nga Komuna e Prishtinës, si masë mbështetëse.

“Sa i përket kontratës që Komuna e Prishtinës ka lidhur me operatorë privatë, sqarojmë se kjo është një marrëveshje e iniciuar nga Komuna, në kuadër të menaxhimit të përgjithshëm të situatës dhe si masë mbështetëse për trajtimin e mbeturinave. Çdo mbështetje nga Komuna është e mirëseardhur, përderisa nuk ndikon në buxhetin e kompanisë sonë. KRM ‘Pastrimi’ mbetet e përkushtuar në ushtrimin e përgjegjësive të saj ligjore dhe operacionale, duke bashkëpunuar me institucionet përkatëse, me qëllim të garantimit të një shërbimi të qëndrueshëm dhe në interes të qytetarëve”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.

Ndërkohë, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar ditë më parë në Departamentin e Hetimeve në Polici një kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me këtë kontratë, duke vlerësuar se ajo është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi.

You Might Also Like

Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov UÇK-së dhe vetëbesimit popullor

Osmani e Kurti bëjnë homazhe për Zahir Pajazitin dhe bashkëluftëtarët në 29-vjetorin e rënies

Arrestohen dy persona, sekuestrohen mbi 9 kg drogë

29 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës

Profesori universitar thotë se është propozuar për president të Kosovës

Kosova Times January 31, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

FSSHK e quan cenim të të drejtave përcaktimin e orarit nga SHSKUK-ja

Kosova Times Kosova Times September 8, 2025
Një “alarm i rremë” në Rusi lë një milion njerëz pa rrymë
Maqedonci: FSK u trajnua nga ushtria amerikane për përdorim të mortajave
Takimi “një herë në gjeneratë” në Paris, disa anëtarë të BE-së të pakënaqur sepse nuk ishin të ftuar
Ish-gazetari i BBC-së pranon fajësinë për 3 akuzat lidhur me imazhet me natyrë seksuale të fëmijëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?